• сабота, 21 февруари 2026

Është vërejtur lëvizje e ortekut në rajonin e PK Mali Sharr - nuk ka paraqitje për njerëz të zhdukur

Është vërejtur lëvizje e ortekut në rajonin e PK Mali Sharr - nuk ka paraqitje për njerëz të zhdukur

Tetovë, 29 janar 2026(MIA) - Parku kombëtar Mali Sharr përmes kumtesës e informoi opinionin se në territorin e parkut për momentin është i pranishëm rreziku i lartë për ortekun e borës, posaçërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare prej 1.700 metrave.

Ata sqarojnë se rreziku i rritur përortekun është rezultat i kombinimit specifik tëkushteve të motit, përfshirë temperaturën e ajrit, drejtimin dhe fuqinë e erës, si dhe reshjet e borës në disa ditët e fundit. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat e relievit të terrenit, krijojnë kushte për destabilitet të shtresës së borës dhe paraqitje të orteqeve.

"Pas paraqitjes së marrë nga operatori për skijim të lirë 'Eskimo sport' për ortekun e vërejtur në rajonin e parkut, ekipi i Parkut kombëtar Mali Sharr doli në terren dhe kreu kontroll në lokacionin prej ku rrejdh orteku. Paraprakisht, ekipi i operatorit 'Eskimo sport' ka kryer kërkimin e terrenit të ortekur me përdorimin e pajisjeve për orteqe, me ç'rast është konstatuar se nga orteku nuk ka persona të ngujuar të cilët posedojnë pajisje për orteqe, ndërsa deri në këtë moment nuk ka paraqitje për persona të zhdukur. Për fat të mirë, ngjarja kaloi pa viktima", kumtojnë nga Parku kombëtar.

Paralelisht me kontrollin në terren, u krye edhe analizë eksperte e stabilitetit të shtresës së borës nga ana e ekipit profesionist nga instituti arsimori specializuar për siguri në turizmin malor.

"Në pajtim me vlerësimin e kryer, është konstatuar shkallë e lartë e rrezikut nga orteqet - shkalla e katërt, sipas shkallës evropiane për vlerësim të rrezikut nga orteqet (5 - shumë e lartë, 4 - e lartë, 3 - e konsiderueshme, 2 - e matur, 1 - e ulët). Parku kombëtar Mali Sharr i paralajmëron të gjithë vizitorët të veprojnë me kujdes të madh, të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikshme të orteqeve,si dhe të mos lëvizin në pjesët më të larta të malit pa shoqërues të kualifikuar dhe profesionistë. Njëkohësisht, u bëhet thirrje vizitorëve që me kohë dhe saktë ta paraqesin vizitën e tyre përmes ueb-faqes zyrtare të parkut", thuhet në kumtesë.

Ekipet profesioniste të Parkut kombëtar Mali Sharr,në bashkëpunim me operatorët turistik dhe ekspertët përorteqe, në vazhdimësi e ndjekin gjendjen në terren dhe do t ainformojnë me kohë opinionin për të gjitha ndryshimet lidhur me rrezikun nga orteqet.

"Përkujtojmë se bukuritë dimërore tëMalit Sharr paraqqesin atraksion të jashtëzakonshëm nytaror, por njëkohësisht kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë, informimit dhe respektimit të rreptë të parimeve të sigurisë dhe rregullave për lëvizje në rajonin e mbrojtur. Plotësisht, me rëndësi është të ceket se rreziku nga orteqet është vështirë i parashikueshëm, që kërkon ekspertizë të konsiderueshme dhe vlerësim të kujdesshëm edhe të kushteve në terren dhe kushteve të motit", potencojnë nga PK Mali Sharr.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve që sigurinë personale ta vendosin në rend të parë dhe të kontribuojnë për shfrytëzim të sigurt dhe të përgjegjshëm të malit. ab/

Foto: PK Mali Sharr 

Остани поврзан