Është shpallur thirrja e dytë për marrje të mjeteve financiare për projekte infrastrukturore për komunat
- Është shpallur thirrja e dytë publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Mund të aplikojnë të gjitha komunat për marrje të fondeve deri në 15 miliardë denarë për projekte nga fusha e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, inftarstrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Formularet aplikuese duhet të dërgohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa dokumentacioni projektues deri te ministritë dikasteriale më së voni deri më 30 prill.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Është shpallur thirrja e dytë publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Mund të aplikojnë të gjitha komunat për marrje të fondeve deri në 15 miliardë denarë për projekte nga fusha e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, inftarstrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Formularet aplikuese duhet të dërgohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa dokumentacioni projektues deri te ministritë dikasteriale më së voni deri më 30 prill.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në konferencën për shtyp në Qeveri tha se kjo thirrje publike është krijuar konform kërkesave të kryetarëve të komunave dhe në të ka kushte të volitshme. Pret që të përdoren mjetet e planifikuara, për shkak se, thotë, komunat kanë probleme infrastrukturore.
"Risia është vazhdimi i afatit për aplikimin deri më 30 prill, ndërsa rrethanë lehtësuese ka edhe në pjesën e sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm, e cila është e domosdoshme për fillimin e furnizimit publik. Kjo është me qëllim që t'u ndihmohet komunave dhe t'u jepet hapësirë që ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm derisa zgjat procedura. Këto janë dy risi të reja të kërkesave të kryetarëve", tha Perinski.
Shpërndarja e mjeteve do të kryhet në bazë të dy kritereve - popullata rezidente në komunë konfom Regjistrimit të fundit dhe dokumentacioni i plotë prpjektues të nevojshme për fillimin e furnizmit publik.
Kjo thirrje e dytë publike, sipas Perinskit, është vazhdim i thirrjes së parë publike, siç tha, tashmë jep rezultate në terren. Interes më të madh në thirrjen e parë ka pasur për realizimin e projekteve nga infrastrukturën rrugore.
Perinski nuk i sheh këto projekte publike si ryshfet zgjedhore sepse, thotë ai, të gjithë kryetarët e komunave mund të aplikojnë dhe të marrin fonde në thirrjet publike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. mb/
Foto: MIA