Është shkarkuar Karolina Simonovska , drejtoreshë e re e spitalit "Kozle" është emëruar Katerina Boshkovska
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nënshkroi vendimin për shkarkim nga funksioni të drejtoreshës së deritanishme të spitalit të fëmijëve "Kozle", dr. Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska.

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nënshkroi vendimin për shkarkim nga funksioni të drejtoreshës së deritanishme të spitalit të fëmijëve "Kozle", dr. Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska.
"Ministria e Shëndetësisë informon se drejtoreshë e re e KU për sëmundje respiratore tek fëmijët 'Kozle' është emëruar prof dr Katerina Boshkovska, e cila mbi njëzet vite është pjesë e ekipit të këtij institucioni. Dr Boshkovska është subspecialiste për pulmologji pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë mësimore-arsimore është përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë USHCM dhe në pesë vitet e fundit ka publikuar numër të madh të punimeve shkencore. Ministria falënderon për angazhimin e deritnaishëm të drejtoreshës së mëparshme dr Karolina Simonovska", ceket në kumtesën e MSH-së.
Kolegiumi i mjekëve të Klinikës për sëmundje respiratore tek fëmijët Kozle në letrën protestuese dërguar mediumeve javën e kaluar, kërkoi shkarkim urgjent dhe të pashtyeshëm të u.d. drejtoreshës Karolina Simonovska, sepse është sjellë vendim për shkarkim të dr. Veselinka Mitrovska Josifovska, specialiste për ORL dhe bronkoskopiste me përvojë shumëvjeçare.
Në letër, kolegiumi i mjekëve kërkonte nga institucionet kompetente, nga ministri i Shëndetësisë dhe nga kryeministri, t'i vejnë fund, siç ceket, arbitraritetit të dr. Simonovskës, sepse, siç thonë, Klinika 'Kozle' është institucion shtetëror me rëndësi të madhe në ofrimin e mbrojtjes shëdnetësore për grupin mëtë ndjeshlm të pacientëve - fëmijët.
"Skandali i fundit që e tronditi klinikën, mjekët si dhe pacientët tanë është se dr. Veselinka Josifovska Mitrovska është dëbuar në mënyrë të paskrupullt nga puna. Në vendimin shkarkues të marrë nga kryesia, ajo është akuzuar se fizikisht ka marrë pjesë në kabinetin për bronkoskopi kur është intervenuar për nxjerrjen e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një pacienti tonë", qëndronte në letrën nga Kolegiumi i mjekëve të Klinikës në të cilën ata i japin mbështetje mjekes.
Mjekët nga "Kozle" thonë se mu prnaia e mjekes në kabinetin e cekur e konfirmon shqetësimin e saj për shëndetin e pacientëve që janë në domenin e saj dhe konsiderojnë se koleges së tyre i është shkaktuar padrejtësi e plotë dhe pa kurfarë faji ka marrë vendim shkarkues.
Reagim drejt mediumeve ishte dërguar edhe nga Klinika, të cilën atëherë e udhëhiqte Simonovska, me ç'rast u përmend se çdo sjellje e mjekëve jashtë etikës së tyre, e posaçërisht gjatë kryerjes së ndërhyrjes operative tek një person i mitur duhet të sanksionohet.
"Lidhur me sulmin e orkestruar politik ndaj IPSH Klinika universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët Kozle u.d. drejtoresha dhe mjekja Karolina Simonovska, opinioni duhet të dijë se çdo sjellje jashtë etikës mjekësore, e posaçërisht gjaët kryerjes së ndërhyrjes operative tek një person i mitur, duhet të sanksionohet në mënyrë që mos të shkaktohen pasoja më të këqija për të cilat më vonë do të kishte ndonjë reagim. Sjellja e pahijshme dhe pengimi në punë është e palejuar dhe duhet të sanksionohet pa pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë. I tërë kolegiumi preofesionist qëndron në atë vendim. klinika punon sipas ligjit dhe zbaton rregulla ligjore", qëndronte në reagimin e Klinikës universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët "Kozle".
E fundit nga një sërë ngjarjesh, ishte kumtesa e djeshme drejtuar mediumeve nga Simonovska, në të cilën ajo kërkoi që emri dhe mbiemri i saj të mos publikohet orej ytre, në të kundërtën paralajmëroi ndërmarrje të masave ligjore.
"Unë, dr. Karolina Simonovska, e emëruar u.d. drejtoreshë në IPSH Klinikën universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët Kozle Shkup, nën përgjegjësi të plotë materiale, morale dhe profesionale, deklaroj se nuk dakordohem dhe nëa snjë rast nuk jap pëlqim që emri dhe mbiemri im si dhe profesionaliteti të publikohen nëpër mediume", theksoi ajo në kërkesën me shkrim.
Ndaj kërkesës së këtillë reaguan Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur e punonjësve mediatik, duke cekur se kjo paraqet formë të presionit publik të kahëzuar drejt mediumebe dhe se kumtimet e këtilla janë censurë e drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve dhe e minojnë lirinë e të shprehurit dhe pavarësinë e mediumeve. ab/