• сабота, 13 декември 2025

Është hapur tuneli i parafundit i seksionit hekurudhor nga Bellakoca deri në Kriva Pallankë

Është hapur tuneli i parafundit i seksionit hekurudhor nga Bellakoca deri në Kriva Pallankë

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi një video nga hapja e tunelit të 14-të të seksionit hekurudhor Bellakocë – Kriva Pallankë i cili është në ndërtim e sipër. 

“Është mirë kur në fund të tunelit do të paraqitet dritë. Sot herët në mëngjes e hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15 tunele në seksionin hekurudhor nga Bellakoca deri në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë”, shkroi Ivanovski. 

Ndërtimi i kësaj traseje, theksoi, krijon sfida, ndërsa një nga më të mëdhatë është hapja dhe ndërtimi i tuneleve. 

"Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por dua të përgëzoj kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmente të tjera të ndërtimit, shumë shpejt nga sot, ata do të fillojnë të shënojnë sukses", tha Ivanovski në Fejsbuk. fc/

Foto: Printskrin

Остани поврзан