• сабота, 22 февруари 2025

Është e pamundur që katër të akuzuarit të mos kenë asnjë pyetje apo ankesë, kjo tregon se ata tashmë mund të kenë negociuar epilogun e kësaj procedure, thotë avokati i Palevskit

Është e pamundur që katër të akuzuarit të mos kenë asnjë pyetje apo ankesë, kjo tregon se ata tashmë mund të kenë negociuar epilogun e kësaj procedure, thotë avokati i Palevskit

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Është e pamundur që katër të akuzuarit, të cilët një herë e kanë pranuar veprën penale dhe më pas e kanë tërhequr, deri tani të mos kenë asnjë pyetje për të parashtruar apo kundërshtuar ndaj çdo dëshmie.

Kjo tregon se në rastin konkret ata mund të jenë peng në këtë ngjarje penalo-juridike ose mund të kenë negociuar përfundimin e kësaj procedure dhe e gjitha për arsye që i akuzuari i parë Lupço Palevski të jetë personi i cili e ka kryer këtë vepër penale”, tha avokati mbrojtës i Palevskit, Marijan Vitanovski.

Nuk është e mundur, tha Vitanovski dëshmitarët të pyeten dhjetë herë nëse Lupço Palevski ka armë, ndërsa asnjë nga të akuzuarit e tjerë të mos pyetet.

"Konsiderojmë se disa nga veprimet e ndërmarra nga Prokuroria tregojnë në atë se po tentohet me çdo kusht që i akuzuari Lupço Palevski të ndërlidhet me këtë vepër penale, provat e bashkangjitura në aktakuzë, përmes të njëjtave dëshmive materiale, ashtu që i akuzuari Lupço Palevski tani për tani nuk mund të ketë ndërlidhshmëri me këtë vepër”, ka thënë Vitanovski.

Sipas Vitanovskit i akuzuari Palevski konsideron se ky është momenti më i përshtatshëm për të kërkuar përjashtim nga se prokurori publik as në mënyrë administrative nuk ka kontrolluar nëse i akuzuari Bore Videvski ka pasur armë.

"Gjatë bastisjes së shtëpisë, pra ka konstatuar se nuk janë gjetur lëndë që do të kishin lidhje me veprën konkrete. Pra, duke pasur parasysh faktin se ai posedon të njëjtën armë, ne kemi konsideruar se hetimi në një fazë ka qenë i kundërligjshëm, sepse gëzhoja e dorëzuar e cila është ekzaminuar nuk është dorëzuar për t'u paraqitur si provë”, ka thënë Vitanovski.

Prokurorja Zhaklina Kërstevska në deklaratën për media në seancën e sotme ku u kërkua përjashtimi i saj nga rasti tha se Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme dhe të gjitha pretendimet e të akuzuarit Lupço Palevski -Palço janë të pabaza.

Lidhur me deklaratën e mbrojtësit të Palevskit se të akuzuarit e tjerë kanë negociuar me prokurorinë, Kërstevska ka thënë se asnjë nga avokatët nuk ka folur me prokurorinë jashtë aktiviteteve zyrtare.

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан