Çdo ditë jemi në rrugë, kërkojmë paga dhe asgjë më tepër, porositën punonjësit e NP "Parqe dhe gjelbërim" - Shkup
- Të punësuarit në "Parqe dhe gjelbërim" - Shkup sot sërish protestuan para kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shprehur revoltë pse ende nuk u janë paguar pagat e shtatorit dhe të tetorit. U bëjnë thirrje punonjësve tëerë, që janë anëtarë të sindikatës, të vijnë edhe nesër në protestë, e cila do të mbahet në vendin e njejtë dhe të shprehin pakënaqësinë.
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Të punësuarit në "Parqe dhe gjelbërim" - Shkup sot sërish protestuan para kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shprehur revoltë pse ende nuk u janë paguar pagat e shtatorit dhe të tetorit. U bëjnë thirrje punonjësve tëerë, që janë anëtarë të sindikatës, të vijnë edhe nesër në protestë, e cila do të mbahet në vendin e njejtë dhe të shprehin pakënaqësinë.
Atanas Georgievski, kryetar i Sindikatës së pavarur të administratës shtetërore "Parqe dhe gjelbërim" potencoi se punonjësve u nevojitet vetëm rroga.
"U mblodhëm për të disatën herë për ta shprehur pakënaqësinë tonë pavarësisht premtimeve boshe për paga, dje deri në orën 15:00, pastaj sot në mëngjes... Ende nuk ka pagë. Po kërkojmë dy paga dhe po kërkojmë sigurim shëndetësor. Punonjësit nuk mund t'i çojnë fëmijët e tyre te mjeku, nuk mund të marrin ilaçe me recetë. Ne po kërkojmë pagë dhe asgjë më shumë. Greva është ende në pritje, por kemi paraqitur 150 kërkesa për arbitrazh. Tani le të mendojnë, le të gjejnë para, le të sigurojnë fonde që njerëzit të marrin pagat e tyre", tha Georgievski.

Goran Risteski, kryetar i degës Sindikata së pavarur të administratës shtetërore, anëtare e së cilës është organizata sindikale Sindikata e pavarur NP "Parqe dhe gjelbërim" - Shkup, deklaroi se si sindikatë përfaqësuese në nivel punëdhënësi, ata tashmë kanë paraqitur 150 kërkesa për arbitrazh, si dhe kanë ngritur padi në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit me qëllim parandalimin e parashkrimit të kërkesave të caktuara.

Anëtarë të Sindikatës nënshkruan vullnetarisht një autorizim për padi dhe arbitrazh në protestën e sotme. Kjo procedurë, siç tha ai, ka vazhduar për një javë dhe ne po vazhdojmë me një mënyrë tjetër institucionale për të realizuar të drejtat e punonjësve.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse nuk po u paguhen pagat dhe çfarë u tha drejtori i NP "Parqe dhe gjelbërim" në takim, Risteski tha se u është thënë se po presin para nga Qyteti i Shkupit që të paguhen në bazë të faturave të vonuara për shërbimet e ofruara nga NP "Parqe dhe gjelbërim", si dhe para nga NP "Ujësjellës dhe kanalizime", ku qytetarët paguajnë edhe për gjelbërimin.
Ai kujtoi se ata u përpoqën të kontaktonin edhe me kryetaren e mëparshme të Qytetit, por nuk u pritën. Ata njoftojnë se do të kërkojnë gjithashtu një takim me kryetarin e ri të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, për të shpjeguar arsyet dhe nevojat për rregullimin e të drejtave të tyre - pagesën e K-15, shpërblimin jubilar, bonusin e Vitit të Ri, kompensimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për punëtorët me punësim të mbetur dhe pagesën e ndihmës për një anëtar të ndjerë të familjes. mb/
Foto: MIA