Çavi e refuzoi ofertën e Mançester Junajtedit
- Ish-trajneri i Barcelonës, Çavi këtë sezonë nuk ka mundur ta ndërmarrë Mançester junajted.

Londër, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ish-trajneri i Barcelonës, Çavi këtë sezonë nuk ka mundur ta ndërmarrë Mançester junajted.
Sipas "Relevo", klubi anglez e ka konsideruar ekspertin spanjoll si zëvendësim për Erik ten Hag, por ai ka vendosur të pushojë deri në vitin 2025, kështu që ka refuzuar disa oferta për punë.
Çavi është dasur ta ndërmarë drejtimin e Mançester junajted në fund të sezonit, nëse Rud van Nistelroj përfundon punën e tij si menaxher i përkohshëm pas largimit të Ten Hag.
Dyzet e pesë vjeçari spanjoll mbeti pa ekip pasi u largua nga Barcelona në qershor të vitit 2024. Ai është trajner i katalanasve që nga viti 2021 dhe ka punuar në Al Sad nga viti 2019 deri në vitin 2021. mb/
Foto: EPA