• среда, 26 февруари 2025

Fenerbahçe qëndroi në mbrojtje të Murinjos

Fenerbahçe qëndroi në mbrojtje të Murinjos

Stamboll, 25 shkurt 2025 (MIA) - Menaxhmenti i Fenerbahçes e mbron trajnerin e tyre, i cili gjendet nën kritikat e rivalit të madh Gallatasaraj.

Portugezi akuzohet për racizëm pasi sjelljen e lojtarëve kundërshtarë e krahasoi me "sjelljen e majmunëve".

Fenerbahçe përmes kumtesës në rrjetet sociale tha se fjalët e trajnerit Zhoze Murinjo janë nxjerrë nga konteksti dhe me qëllim janë shtrembëruar. Klubi pohon se asnjë njeri i mençur nuk mund t'i kuptojë këto fjalë si shprehje racizmi, pasi ato, siç thotë, e përshkruajnë reagimin e tepruar të shtabit të ekipit kundërshtar në vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.

"Tentimi që të shfaqet kjo deklaratë si raciste është qasje krejtësisht dashakeqe. Dëshirojmë ta informojmë opinionin se do t'i realizojmë të drejtat tona ligjore lidhur me këtë shpifje patetike, të krijuar me qëllim që të manipulohet jashtë fushës dhe të krijohet tension", njoftojnë nga klubi.

Pas ndeshjes së xhiros së 25-të në kampionatin turk mes Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, e cila përfundoi me rezultatin 0:0, Murinjo deklaroi se në një moment njerëzit nga pankina e kundërshtarit filluan të kërcejnë "si majmunë".

Gallatasarji e akuzoi Murinjon për racizëm dhe ka shprehur gatishmëri që të parashtrojë padi deri te UEFA dhe FIFA. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан