• недела, 06 октомври 2024

Zjarr në një park për vetura në Veleshtë, po digjen automobilë dhe goma

Zjarr në një park për vetura në Veleshtë, po digjen automobilë dhe goma

Strugë, 1 shtator 2024 (MIA) - Automjete dhe goma po digjen në një park për vetura në fshatin Veleshtë, konfirmoi pë MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Komunikacioni në rrugën rajonale Strugë - Dibër, sipas tij, rregullohet me lëshimin e ndërsjellë të automjeteve.

"Rreth orës 14 në Stacionin policor Strugë është denoncuar zjarr në një park privat për automobila, të locuar në rrugën rajonale Strugë - Dibër, në fshatin Veleshtë, ku janë djegur goma dhe automjete", deklaroi Dimovski.

Në terren intervenojnë ekipe të njësive zjarrfikëse territoriale nga Struga dhe Ohri. bsh/

Foto: MIA arkiv

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан