• четврток, 09 април 2026

Vens: SHBA asnjëherë nuk ka premtuar armëpushim në Liban në kuadër të marrëveshjes me Iranin

Vens: SHBA asnjëherë nuk ka premtuar armëpushim në Liban në kuadër të marrëveshjes me Iranin

Budapest, 8 prill 2026 (MIA) - Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens, tha se SHBA asnjëherë nuk ka premtuar se do ta përfshijë Libanin në marrëveshjen për armëpushim me Iranin, edhe krahas asaj që në Teheran ndoshta u krijua një përshtyje tjetër.

"Nëse Irani dëshiron negociatat të dështojnë për shkak të Libanit, kjo është zgjidhja e tyre", tha Vens para nisjes nga Budapesti, duke vlerësuar se kjo do të ishte "çmenduri".

Paraprakisht kryetari i parlamentit iranian, Mohamed Bager Galibaf, në platformën Iks publikoi se tre klauzola të propozimit iranian në dhjet pika janë "shkelur hapur dhe qartë", duke e përfshirë edhe armëpushimin e parashikuar në Liban.

Vens tha se e kishte parë njoftimin dhe e kishte parë pozitivisht sepse, siç theksoi ai, mospajtimi vetëm për tre pika ishte një shenjë e një marrëveshjeje të gjerë. Ai hodhi poshtë disa nga pretendimet e Galibaf, por theksoi se çështja e Libanit ishte një "keqkuptim i arsyeshëm". "Armëpushimet janë gjithmonë të çrregullta", tha Vens, duke shtuar se marrëveshje të tilla nuk miratohen kurrë pa "valëzime".

Izraeli ka nisur një seri sulmesh intensive në qendër të Bejrutit dhe në vende të tjera në Liban, pasi hyri në fuqi armëpushimi dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit. Zyrtarët iranianë kanë pohuar se marrëveshja përfshin edhe Libanin, ndërsa Izraeli dhe SHBA këmbëngulin se Libani nuk është pjesë e armëpushimit.

Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, Vens tha se ka shenja se po hapet për trafik detar, ndërsa zyrtarët iranianë thonë se ajo mbetet e mbyllur. Irani ka paralajmëruar më parë se anijet që përpiqen të kalojnë pa autorizim do të shkatërrohen.

Përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë Kerolajn Livit, tha se Vens do ta udhëheq delegacionin negociator amerikan në bisedimet paqësore në Pakistan të parashikuara për të shtunën. Në ekip do të jenë edhe i dëguari i presidentit Stiv Vitkof dhe dhëndri i Donald Trampit, Xhared Kushner. sa/

foto/MIA arkivi

 

Остани поврзан