• петок, 10 април 2026

Që nga fillimi i luftës në Iran e kanë humbur jetën mbi 3.000 njerëz

Që nga fillimi i luftës në Iran e kanë humbur jetën mbi 3.000 njerëz

Teheran, 9 prill 2026 (MIA) – Mediat iraniane, duke iu referuar drejtorit të organizatës shtetërore për mjekësi ligjore, Abas Masxhedi Arani, publikuan se që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, në Iran e kanë humbur jetën më shumë se 3.000 njerëz.

Ndërsa sipas të dhënave nga organizata amerikane Aktivistë për të drejtat e njeriut në Iran (HRANA), deri më 7 prill kanë vdekur 1.701 civilë, nga të cilët të paktën 254 fëmijë, 1.221 ushtarë dhe 714 persona, statusi i të cilëve është i panjohur.

Të dhënat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur sepse gazetarët rrallë marrin viza iraniane, ndërsa në Iran nuk ka internet tashmë 41 ditë. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан