Irani kufizon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit në 15 anije në ditë
- Në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, Irani do të lejojë kalimin e jo më shumë se 15 anijeve në ditë përmes Ngushticës së Hormuzit, tha një zyrtar i lartë iranian para fillimit të negociatave midis SHBA-së dhe Iranit në Islamabad.
Teheran, 9 prill 2026 (MIA) – Në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, Irani do të lejojë kalimin e jo më shumë se 15 anijeve në ditë përmes Ngushticës së Hormuzit, tha një zyrtar i lartë iranian para fillimit të negociatave midis SHBA-së dhe Iranit në Islamabad.
“Në kushte të regjimit aktual të marrëveshjes për armëpushim, jo më shumë se 15 anije në ditë do të lejohen të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo masë varet vetëm nga miratimi nga ana e Iranit me protokollin konkret. Vendet në rajon janë njoftuar zyrtarisht për këtë rregullore të re e cila po zbatohet nën mbikëqyrjen e Trupave të gardës revolucionare islamike. Nuk do të ketë kthim në status- kuon e para luftës”, theksoi zyrtari iranian, transmeton TASS.
foto: arkivi