• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmon Keshishev

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmon Keshishev

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Vllatko Keshishev. Në seancën e sotme gjyqësore është parashikuar t'i parashtrojnë pyetje të akuzuarit Ljupço Palevski dhe avokatit të tij.

Në seancën e kaluar gjyqësore Keshishev deklaroi se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i ka parë pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai ka dëshmuar për grabitjen e tyre, me ç'rast sipas përgjigjeve të tij për të njejtit kryesisht e ka pasur rolin e rojtarit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit publik të cilët janë përqëndruar në komunikim me të akuzuarit, motivet dhe vetëdijen e të akuzuarit për seriozitetin e situatës, Keshishev pranoi se ishte nën ndikimin e Ljupço Palevskit, por tha se nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij

Pasi prokuroria përfundoi me pyetjet, gjykimi vazhdoi me leximin e deklaratës së Keshishevit nga ana e gjyqtarit Ivica Stefanovski, me qëllim që i akuzuari Ljupço Palevski, i cili më herët ishte larguar nga gjykimi për shkak të dyshimit për ndikim ndaj deklaratës së Keshishevit, të njoftohet me deklaratën.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Keshishevit, është paraparë të dëshmojnë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан