Trupat e viktimave nga zjarri do të transportohen për obduksion në Shkup
- Në Spitalin e përgjithshëm në Koçan po arrijnë rreth tridhjetë automjete nga ndërmarrjet e funeralit dhe ARM-së të cilat duhet t'i bartin trupat e të ndjerëve në obduksion në Shkup, njofton korrespondenti i MIA-s nga Koçani.

Koçan, 16 mars 2025 (MIA) - Në Spitalin e përgjithshëm në Koçan po arrijnë rreth tridhjetë automjete nga ndërmarrjet e funeralit dhe ARM-së të cilat duhet t'i bartin trupat e të ndjerëve në obduksion në Shkup, njofton korrespondenti i MIA-s nga Koçani.
Familjarë dhe të afërm të viktimave kundërshtojnë këtë vendim dhe në mënyrë spontane kanë bllokuar hyrjen e spitalit.
Foto: MIA