• сабота, 07 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Toshkovski në brifingun diplomatik “Miqtë e MARRI-t”: Migrimi është një fenomen kompleks, shumëdimensional dhe që ndryshon me shpejtësi

Toshkovski në brifingun diplomatik “Miqtë e MARRI-t”: Migrimi është një fenomen kompleks, shumëdimensional dhe që ndryshon me shpejtësi

Shkup, 4 prill 2025 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në brifingun diplomatik të ashtuquajtur "Miqtë e MARRI-t“ – një platformë në suaza të së cilës e promovojmë bashkëpunimin rajonal në drejtim të një qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe koherente në të gjitha fushat e udhëheqjes së migrimeve.

"Jemi të vetëdijshëm se migrimi është një fenomen kompleks, shumëdimensional dhe që ndryshon me shpejtësi. Mënyra tradicionale e udhëheqjes së migrimit është një mënyrë e mbyllur dhe reaktive e ngjarjeve, ndërsa të gjithë ne po përballemi me sfidat që t’i analizojmë, përcaktojmë dhe përputhim nevojat afatshkurtra me mundësitë afatgjate. Brifingu diplomatik në të cilin marrim pjesë sot është traditë dhe tregues i Qendrës Rajonale me të cilën mundësohet promocioni i saj para trupit diplomatik në Maqedoni, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë qytetare. Atë që sot Nisma me vlerë të madhe po e bën dhe për çka është me të vërtetë i përshtatshëm ekzistimi i saj – është identifikimi i prioriteteve rajonale në fushën e migrimit, duke pasur një rëndësi të veçantë edhe nga perspektiva e integrimit tonë në Bashkimin Evropian“, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se Maqedonia mbetet një partner i përkushtuar, nikoqir dhe promovues i Nismës dhe në të ardhmen do të japë mbështetjen e saj maksimale në proceset vendimmarrëse si në kuadër të MARRI-t, ashtu edhe në kuadër të nismave të tjera rajonale.

Foto: MPB

Остани поврзан