Siljanovska-Davkova në Forumin ndërkombëtar Astana 2025
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Astana, Republika e Kazakistanit do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025.
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Astana, Republika e Kazakistanit do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025.
Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, është planifikuar ajo të mbajë një fjalim në seancën plenare që do të hapet nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.
Forumi Ndërkombëtar Astana 2025 mbahet nga 29 deri më 30 maj 2025, me temën "Lidhja e mendjeve, formësimi i së ardhmes".
"Forumi pozicionohet si një iniciativë e rëndësishme për promovimin e multilateralizmit dhe veprimit të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve globale. Temat kryesore përfshijnë sfidat gjeopolitike, ndryshimet klimatike dhe ndryshimet ekonomike në nivel global", kumtuan nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s