Regjistrohet tërmet në rrethinën e Strumicës
- Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML2.8 dhe intensitet prej III - IV ballë të Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë pasditen e sotme në rajonin e Strumicës.

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML2.8 dhe intensitet prej III - IV ballë të Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë pasditen e sotme në rajonin e Strumicës.
"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, sot pasdite në orën 18:33 ka regjistruar një tërmet me epiqendrën në zonën e Strumicës, 115 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale të rihterit ML2.8", njofton Observatori sizmologjik.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Strumicë dhe rrethinë me intensitet III - IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. mb/
Foto: MIA