• недела, 06 октомври 2024

Regjim i ndryshuar i komunikacionit për Maratonën e Shkupit

Regjim i ndryshuar i komunikacionit për Maratonën e Shkupit

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së "Viz Er Maratona e Shkupit 2024" sot prej orës 7:00 deri në orën 14:00 një pjesë e autobusëve të transportit publik do të qarkullojnë me regjim të ndryshuar nga i zakonshmi, ndërsa disa të tjerë fare nuk do të kyçen në komunikacion. Nuk do të qarkullojnë linjat: 3, 3B, 4, 4А, 9, 16, 22A, 24, 25, 59B.

Siç kumtoi NQP "Shkup", me trase të pandryshuar janë linjat e qytetit: 2, 2А, 8, 12, 19, 20, 45, 59 dhe 65В dhe linjat ndërurbane: 11, 11а, 18, 32, 47, 47а, 52, 53, 55, 56, 56а, 60, 61, 63, 63а, 63b, 65, 65а, 65b, 66, 66а, 68, 71, 74, 81 dhe 162.

Regjim të ndryshuar të qarkullimit do të kenë autobusët me numër 5, 7, 15, 15 А, 21, 22, 23, 27, 28, 31, 41, 51, 67, 70, 50, 50А, 57, 59, 59 А, 58, 58а dhe 58b. Regjimi i ndryshuar i qarkullimit të autobusëve është publikuar në ueb-faqen e NQP "Shkup". 

"I përkujtojmë të gjithë pjesëmarrësit se në ditën e maratonës do të mund ta shfrytëzojnë pa pagesë transportin publik me tregimin e numrit startues (fanellë)", thuhet në kumtesën e NQP "Shkup".

MPB informon se sot prej orës 8:00 për shkak të mbajtjes së "Viz Er - Maratona e Shkupit 2024", Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB SHkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm, përgjatë dhe në afërsi të rrugëve ku do të lëvizin garuesit.

"Ngjarja do të zhvillohet me trasetë në vijim të lëvizjes: Traseja e lëvizjes së garës prej 5 km - Starti afër Kuvendit të RMV-së, drejt nëpër rr."11 Tetori", në të majtë nëpër bul."Republika e Krushevës", në të djathtë nëpër bu."Brigada e tretë maqedonase", gjysmërreth në udhëkryqin mes bul."Brigada e tretë maqedonase" dhe rr."Kosta Novakoviq" dhe nëpër trasenë e njejtë prapa deri tek caku - sheshi "Maqedonia" në rr."11 Tteori"", kumtoi MPB.

"Traseja e lëvizjes së maratonës, gjysmë-maratonës dhe garës stafetore (nëpër trasenë e cekur për garë stafetore dhe maratonës garuesit lëvizin dy herë) - Starti tek Kuvendi i RMV-së në rr."11 Tetori", drejt "Rekordit", përkatësisht nëpër rr."Dimitrie Çupovski", drejt nëpër rr."Mitropolit Teodosij Golloganov", drejt nëpër rr."Vojvoda Vasil Çakallarov", e deri tek udhëkryqi me rr."Angel Dinev", ku kthehet në gjysmërreth prapa nëpër trasenë e njejtë deri tek Kuvendi i RMV-së në rr."11 Tetori" dhe vazhdohet drejt nëpër rr."11 Tetori", në të majtë nëpër bul."Republika e Krushevës", në të djathtë nëpër bul."Brigada e tretë maqedonase", në të majtë npër rr."Vasko Karangellevski", në të djathtë nëpër bul."Jane Sandanski", e deri tek udhëkryqi me bul."Serbia", ku kthehet në gjysmërreth dhe në të njejtën korsi prapa nëpër bul."Jane Sandanski" deri tek udhëkryqi me bul."Kuzman Josifovski Pitu", ku kthehet në gjysmërreth prapa në korsinë deri tek udhëkryqi me rr."Vasko Karangellevski", në të djathtë nëpër rr."Vasko Karangellevski", në të djathtë nëpër bul."Brigada e tretë maqedonase", në të majtë nëpër bul."Republika e Krushevës", në të djathtë nëpër rr."11 Tetori" deri tek caku - sheshi "Maqedonia", thuhet në kumtesë.

SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë udhëzimet që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан