• недела, 06 октомври 2024

QMK: Pas resjeve të mëdha uji në Gostivar nuk është i sigurt për pije

QMK: Pas resjeve të mëdha uji në Gostivar nuk është i sigurt për pije

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fndt ka pasur 2.142 thirrje në 24 orët e fundit në numrin e rasteve emergjente 112, ndërsa nuk ka pasur zjarre në qiell të hapur.

QMK informon se dje, nga ora 9:30 deri në 10:15 katër zjarrfikës me një mjet për zjarrfikje nga NJTZ Veles kanë nxjerrë një grua nga një shtëpi e rrënuar. Gruaja ka marrë lëndime të vogla dhe me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin në Veles.

NJTZ Kumanovë dje nga ora 12:08 deri në 12:30, ka nxjerë një person nga automjeti gjatë një aksidenti në afërsi të Shtëpisë për persona të moshuar "Zafir Sajto". Personi, siç theksohet ka pasur lëndime të rënda trupore.

QRMK Tetovë, i nformoi se rreth orës 4:30 një automjet ka rënë lum në fshatin Bellovishtë, Komuna e Gostivarit. Është intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës. Të gjithë personat janë nxjerrë, ndërsa vetëm nj bashkëudhëtar është ka marrë lëndime trupore, i cili është dërguar në Qendrën klinike të Gostivarit.

Zjarrikësit e NJTZ Tetovë kanë pasur dy intervenime teknike për kullimin e ujit në lagjen Dereboj të Tetovës, tek nënkalimi për fshatin Falishë dhe kullimin e ujit në shtëpinë e përmbytur në lagjen e njejtë.

NPK "Sharri" nga Tetova e njofton QMK-në se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i filtrimit të Leshnicës për momentin është plotësisht i mbyllur, ndërsa qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit. Ekipet e NKP "Sharri" janë në terren për zgjidhjen e shpejtë të problemit. Ata njoftojnë se do të ketë kufizim uji në ujësjellësin e qytetit nga ora 13:00 deri në orën 15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 16:00.

Nga NP "Komunalec" nga Gostivari, në QMK është marrë njoftim se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit aktualisht nuk është i sigurt për pije.

"Deri në njoftimin e dytë, nga NP "Komunalec" nga Gostivari, të mos pihet uji nga rubineti, nga ujësjellësi", njofton QMK. mb/

Foto: MIA
 
 
 
 

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан