Propozimi për guvernatorin sot nuk do t'i parashtrohet Kuvendit, do të bëhet i ditur në ditët në vijim
- Propozimi për guvernator të Bankës popullore sot nuk do t'i parashtrohet Kuvendit. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, siç informojnë nga Kabineti i saj, dje ka pasur bisedë me kandidatët për guvernator dhe do të kryejë analiza shtesë pas pka do t'ia parashtrojë propozimin shtëpisë ligjvënëse.
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Propozimi për guvernator të Bankës popullore sot nuk do t'i parashtrohet Kuvendit. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, siç informojnë nga Kabineti i saj, dje ka pasur bisedë me kandidatët për guvernator dhe do të kryejë analiza shtesë pas pka do t'ia parashtrojë propozimin shtëpisë ligjvënëse.
Nga Kabineti i presidentes në deklaratë për MIA-n theksojnë se atë ia lejon ligji dhe se ajo që propozimi do të parashtrohet brenda disa ditëve në vijim nuk do të ndikojë ndaj punës së institucionit sepse deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri, funksionin e kryen guvernatori aktual.
Mes kandidatëve të cilët përmenden për këtë funksion janë guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, profesori Trajko Sllaveski dhe ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Edhe nga Kuvendi sot në mëngjes informuan se deri më tani nuk ka arritur propozimi për guvernatorin.
Mandati pesëvjeçar i guvernatores aktuale, Anita Angellovska Bezhoska, e cila e mori funksionin nmë 22 maj 2018, skadon më 21 maj. ab/
Foto: МIА arkivi