• недела, 01 септември 2024

Prej nesër mot kryesisht stabil, temperaturat më të larta për rreth tre gradë

Prej nesër mot kryesisht stabil, temperaturat më të larta për rreth tre gradë

Shkup, 31 gusht 204 (MIA) - Prej nesër vijon periudhë e motit kryesisht stabil, përveç në rajonet malore ku do të ketë dukuri e rrallë e të reshurave dhe bubullimave, kryesisht pasdite, informoi DPHM-ja.

Temperaturat e ditës do të jenë më të larta për rreth 2 deri 3 gradë Celsius.

Nesër do të jetë mot me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për të reshura të shiut dhe bubullima të rralla.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare verilindore, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të të reshurave të shiut dhe bubullima. bsh/

Foto: MIA arkiv

Тагови

Остани поврзан