Ndjehet tërmet në Strumicë dhe rrethinë
- Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit 2.4 dhe me intensitet III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë pasditen në orën 15:34 minuta në Strumicë dhe rajon.

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit 2.4 dhe me intensitet III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë pasdite në orën 15:34 minuta në Strumicë dhe rajon.
"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sot në orën 15:34 ka regjistruar një tërmet me epiqendrën në zonën e Strumicës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale të rihterit ML2.4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Strumicë dhe rrethinë me intensitet III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane", njofton Observatori sizmologjik. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s