Në Shkup nesër regjim i posaçëm i komunikacionit me rastin e festës së Buzmit
- Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset nesër në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit të Krishtlindjes, njofton SPB Shkup.
Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset nesër në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit të Krishtlindjes, njofton SPB Shkup.
"Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. "Petar Dejlan", në të djathtë në rr. Boris Trajkovski", në të majtë nëpër bul "Makedonija", në vazhdim në rr. "Shën Kirili e Metodi" deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. "Makedonija", në vazhdim deri në sheshin "Makedonija" ku do të mbahet manifestimi qendror. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për devijimin e trafikut si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët ku do të lëvizin kortezhet e Krishtlindjeve dhe përreth objekteve fetare", thuhet në kumtesë.
"Njëherit, nga SPB Shkup apelojnë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen rregullat të cilat do t'i japin nëpunësit policor. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s