MPB: Deri më tani janë konfirmuar tre të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar persona të mitur në zjarrin e mbrëmshëm në një klub nate në Koçan
- – Në zjarrin e mbrëmshëm në diskotekën në Koçan sipas informacioneve të para të MPB-së ka pasur rreth 500 persona, ndërsa ishin shitur rreth 250 bileta, ndërsa deri më tani janë konfirmuar tre të vdekur dhe më shumë se 20 persona të mitur të lënduar.

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Në zjarrin e mbrëmshëm në diskotekën në Koçan sipas informacioneve të para të MPB-së ka pasur rreth 500 persona, ndërsa ishin shitur rreth 250 bileta, ndërsa deri më tani janë konfirmuar tre të vdekur dhe më shumë se 20 persona të mitur të lënduar.
Sipas informacioneve të fundit numri i personave të vdekur është 59, ndërsa 155 janë lënduar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencë për media, informoi se janë identifikuar numër i madh i viktimave dhe se emrat e të vdekurve pas përfundimit të identifikimit do tu dorëzohen familjeve.
“Të gjitha trupat që ishin në kuadër të ngjarjes penale – juridike janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë me aeroplan do të dërgohen në Turqi, Bullgari dhe Greqi dhe do të marrin trajtim adekuat”, deklaroi Toshkovski.
MPB në koordinim me Prokurorinë Publike, siç informoi Toshkovski, deri në këtë moment lidhur me zjarrin e mbrëmshëm në një klub nate në Koçan ka të dyshuar 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.
Licencë legale për punë nuk ka pasur firma dhe më shumë hollësi, Toshkovski në këtë pjesë të hetimit, tha se nuk mund të zbulojë, por theksoi se, si edhe shumë gjëra të tjera nga e kaluara kanë lidhje me mito dhe korrupsion.
Për katër personat për të cilët është shpallur fletëarrest qendror, Toshkovski informoi se janë gjetur. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s