• вторник, 16 декември 2025

Mickoski: Vendimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit nuk është vetëm politik

Mickoski: Vendimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit nuk është vetëm politik

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA)- Vendimi për shkarkimin e Prokurorit publik të shtetit nuk është vetëm politik edhe pse është logjike të jetë vendim politik, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel.

"Ne e udhëheqim Qeverinë dhe i dhamë një shans prej një viti e gjysmë, si asnjë qeveri në të kaluarën, Prokurorit Publik të trashëguar, duke i lënë një vit e gjysmë që të veprojë me ekipin e tij. I pamë rezultatet se si janë dhe është e logjikshme nuk jemi të kënaqur, prandaj hyjmë në proces për të kërkuar një Prokuror Publik nga i cili presim shumë më tepër", theksoi kryeministri Mickoski duke i inkurajuar të gjithë ata që ndihen kompetentë të aplikojnë për Prokuror të ri publik.

Sipas ligjit, Prokurori potencial publik vjen nga shërbimi prokurorial me minimum 10 vjet përvojë pune ose nga radhët e gjyqtarëve penalë. Nuk mund të jenë juristë të dalluar, kështu është ligji. Tani duhet të presim që të paraqiten kandidatë. Është logjike që nga prokuroria të aplikojnë kandidatë që janë të paktën në prokuroritë më të larta në njësitë apelative dhe supozoj prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shtetit, si dhe gjyqtarë penalë nga fusha e së drejtës penale, nga të cilët presim të paraqesin aplikimet e tyre. A kemi favorit, nëse më pyesni, nuk kemi, ja, i inkurajoj të gjithë ata që ndihen kompetentë, që duan drejtësi dhe sundim të ligjit në shtet, të aplikojnë", theksoi Mickoski në intervistën për TV Sitel.

Foto: arkivi

Остани поврзан