• вторник, 16 декември 2025
MIA Flesh

12:00/16 dhjetor/2025

Shkup - Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski sot kumtoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme në funksion. Kocevski në konferencë për shtyp në PPRMV, e vlerësoi si vendim politik propozimin për shkarkimin e tij që duhet të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri në seancën e sotme të 29-të shqyrtuan Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e fluksit të hyrjes dhe transiti i  migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e pëcollën atë procedurë të mëtejshme në Kuvend. 

Negotinë - Një shtëpi është djegur paradite në qendër të Negotinës. Dhjetë zjarrfikës me tre automjete e kanë parandaluar zjarrin që të mos përhapet në rrethinën me banim të dendur, në të cilën në rrezik nga flakët e zjarrit kanë qenë edhe disa objekte. Disa prej tyre edhe kanë marrë flakë. Për fat të mirë, nuk ka pësuar personi i moshuar që ka jetuar në shtëpinë që është djegur.

Shkup - Temperatura më e ulët prej -6 gradë sot në mëngjes është matur në Shkup, afër Petrovecit, Manastir dhe Berovë, -5 në Strumicë dhe Demir Kapi, -4 në Shtip, Veles, Kumanovë dhe Tetovë, -3 në Shkup - Zajçev RId, Kavadar, Gjevgjeli dhe Prilep, -2 në Kriva Pallankë, -1 në Ohër, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, 0 Vinicë, 3 gradë në Kodër të Diellit dhe Krushevë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Bruksel - Në Bruksel sot u mbajt Konferenca e 24-të ndërkombëtare e inkuadrimit BE-Mali i Zi, në të cilën Podgorica përkohësisht i mbylli negociatat për pesë kapitujt e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Siç kumtoi Këshilli i BE-së, bëhet fjalë për kapitujt 3 - E drejta e themelimit të ndërmarrjeve dhe lirisë të ofrimit të shërbimeve, 4 - Lëvizje e lirë e kapitalit, 6 - E drejta tregtare, 11 - Bujqësia dhe zhvillimi rural dhe 13- Peshkimi.

Teheran - Të paktën 13 udhëtarë e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në aksidentin me autobus që ndodhi mbrëmë vonë në Iranin qendror, njoftuan personat zyrtarë, raporton DPA. Të lënduarit janë dërguar në spitalet më të afërta, raporton agjencia shtetërore IRNA. Aksidenti ndodhi në afërsit të Natanc, ndërsa autobusi udhëtonte nga qyteti Isfahan.  

Riad - Arabia Saudite këtë vit ka kryer 340 ekzekutime, duke vendosur një rekord të ri vjetor për ekzekutimet, publikoi "Midël Ist aj" (Middle East Eye). Shifra e re vjen pasi autoritetet saudite njoftuan se edhe tre persona u ekzekutuar ditën e djeshme. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ekzekutimet janë kryer në Mekë pasi të dënuarit u shpallën fajtorë për vrasje. Numri i ekzekutimeve këtë vit e tejkaloi rekordin paraprak të vitit 2024, ku, sipas të dhënave të arritshme, u ekzekutuan 338 persona.

Nju-Jork - Ilon Mask është bërë personazhi, neto vlera e llogaritur e të cilit ka arritur 600 miliardë dollarë amerikanë, sipas llogarive të revistës "Forbs" të publikuara dje. Rritja ëlshtë nxitur nga shitja e paradokohshme e aksioneve në kompaninë kozmike të Maskut, "Spejs Iks", nga ana e disa të punësuarve dhe investitorëve. "Forbs" e shfrytëzoi çmimin e vërtetuar në transaksione që të vlerësojë vlerë më të lartë të përgjithshme për kompaninë, që e ka rritur llogarinë e pjesës së Mask. Vetëm disa orë më parë "Forbs" e vlerësoi neto vlerën e Maskut në rreth 500 miliardë dollarë, transmeton DPA.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Trramp ka ngritur padi prej 10 miliardë dollarë kundër BBC-së për manipulimin e fjalimit të tij më 6 janar të vitit 2021, në dokumentarin "Panorama". Tramp e akuzoi radioshpërndarësin britanik për shpifje dhe shkelje të ligjeve për praktika tregtare, sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara në Florida. Ai kërkon dëmshpërblim prej pesë miliardëve dollarëve për të dy akuzat. BBC i kërkoi falje Trampit muajin e kaluar, por e ka hedhur poshtë kërkesën për dëmshpërblim, duke thënë se nuk "ka bazë për padi dhe shpifje".

Madrid - Kreu i Federatës spanjolle të futbollit (RFEF), Rafael Luzanb kumtoi se Finalisima 2026, në të cilën marrin pjesë Spanja dhe Argjentina, do të mbahet në mars. "Kjo ëndërr, e quajtur Finalisima, do të realizohet në mars. Jemi afër marrëveshjes për këtë çështje me UEFA-në dhe presim konfirmim zyrtar", deklaroi Luzanb në rrjetet sociale në "El Çiringito".

Остани поврзан