Mediat belge për tragjedinë në Koçan
- Zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekë në Koçan sot është lajm qendror në mediat belge.

Bruksel, 16 mars 2025 (MIA) - Zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekë në Koçan sot është lajm qendror në mediat belge.
"Maqedonia e Veriut: Zjarri në klubin e natës humbën jetën të paktën 51 njerëz", "Të paktën 51 të vrarë dhe 100 të plagosur në zjarrin në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut", "Mbi 50 të vrarë në zjarrin në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut: Çfarë dimë për rrethanat e tragjedisë", "Dhjetëra të vrarë në zjarrin në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut", "51 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në zjarrin e madh në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut", "Të paktën 51 të vrarë dhe 152 të plagosur në zjarrin në diskotekë në Maqedoninë e Veriut: Ferri i shkaktuar nga një pajisje për fishekzjarre", "Të paktën 51 të vrarë në zjarrin në diskotekë në Maqedoninë e Veriut, pronari i arrestuar", "Të paktën 50 të vrarë dhe 100 të plagosur në zjarrin në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut të vrarë 51 njerëz" dhe "51 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në zjarrin në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut" janë pjesë e titujve në mediat belge për raportet e zjarrit.
Në edicionin elektronik të gazetës "Soar", duke cituar MIA-n, thuhet se një zjarr në një klub nate në Koçanë në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën të paktën 51 persona dhe janë lënduar më shumë se 100 të tjerë. Gazeta pohon se tragjedia ndodhi në një koncert ku morën pjesë rreth 1.500 njerëz.
Transmetuesi belg në gjuhën frënge RTBF informoi se zjarri në "klubin e mbushur të natës "Puls" në Koçan" gjatë performancës së "grupit hip-hop shumë të njohur në vend" DNK me siguri ishte shkaktuar nga "shkëndija piroteknike të përdorura gjatë koncertit".
RTBF shton se videot e postuara në rrjetet sociale të regjistruara para shfaqjes së zjarrit tregojnë “gryka shkëndijash, një lloj fishekzjarresh të përdorura gjatë koncerteve në hapësira të mbyllura”. "Pamje të tjera video tregojnë flakë të mëdha që dalin nga ndërtesa dhe më pas ambulanca jashtë hyrjes së klubit të natës, e cila u nxi nga flakët," bëhet e ditur në raportin.
Servisi radiodofuziv belg në gjuhën holandeze VRT, ndërkohë, raporton se viktimat besohet të jenë midis moshës 14 dhe 24 vjeç dhe se rreth 1,500 njerëz kanë blerë biletë për të marrë pjesë në koncert.
Sipas VRT, ende nuk dihet se si shpërtheu zjarri, por supozohet se ai erdhi nga “shkëndija në skenën që mund të ketë ndezur tavanin, i cili ishte bërë me material shumë të ndezshëm”.
Media shton se policia ka nisur hetim, ndërsa transmeton deklaratën e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski se policia “pret të gjithë ndihmën që i nevojitet”, si dhe se “Qeveria është e mobilizuar plotësisht dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të zgjidhur pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”.
Portali "7sur7", duke dhënë detaje të tragjedisë, thotë se kryeministri Hristijan Mickoski shkroi në një postim në Facebook se "kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtuar për Maqedoninë" dhe se "humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pariparueshme, ndërsa dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme".
Edicioni shton gjithashtu se vendet fqinje Bullgaria dhe Shqipëria i kanë ofruar ndihmë Maqedonisë së Veriut "për t'u kujdesur për të plagosurit ose për të ofruar ndonjë ndihmë tjetër të domosdoshme".
Gazeta "Libr" informon gjithashtu për ngjarjen, duke cituar MIA-n, ndërsa portali "Sudinfo", duke raportuar detaje të tragjedisë, pohon se “ky është një lajm i tmerrshëm që vjen nga Maqedonia e Veriut”.
Gazeta HLN, ndërkohë, transmeton deklaratë të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari se 152 persona u plagosën nga zjarri, duke përfshirë dhjetëra prej tyre u transferuan në spitale në Shtip dhe Shkup, sepse spitali lokal nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.
"Banorët lokal ndoqën ambulancat me makinat e tyre, duke transportuar të plagosurit rëndë në spital. Sipas mediave lokale, prindërit gjithashtu postuan fotografi të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale në një përpjekje të dëshpëruar për t'i gjetur ata", shton gazeta.
HLN bën të ditur se "ky ferr" kujton zjarrin e madh që ndodhi në një klub nate në kryeqytetin rumun Bukuresht në tetor 2015, kur humbun jetën 64 persona, ndërsa u lënduan 145. "Së shpejti, kryeministri i atëhershëm Viktor Ponta dha dorëheqjen nën presionin e publikut," kujton gazeta.
Gazeta “Standard” deklaron se një festë nate në një diskotekë në Koçanë përfundoi me tragjedi, duke shtuar se objekti në të cilin ndodhet klubi “u dogj si pishtar për disa orë”.
Gazeta thekson se pronari i klubit është arrestuar, ndërsa gjithashtu transmeton edhe deklaratën nga një vajzë 22-vjeçare e pranishme në koncert, e cila humbi motrën e saj në kaos. "Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital", shprehet vajza.
Gazeta “Morgen” raporton se zjarri u shkaktua nga një pajisje fishekzjarre e projektuar për të dhënë efekte speciale gjatë koncerteve, duke shtuar se një pjesë e shkëndijave ndezën tavanin, pas çka zjarri u përhap në çatinë e klubit.
"Euronews" transmeton se në videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë "kaos në klubin e natës" dhe "të rinj që kalojnë përmes tymit, ndërsa muzikantët i thërrasin ata të shpëtojnë sa më shpejt të jetë e mundur".
"Kjo është tragjedia më e madhe kohët e fundit në vendin pa dalje në det, me një popullsi prej më pak se dy milionë banorësh," shton "Euronews".
Portali i Brukselit "Politiko" deklaron se Prokuroria Publike ka nisur hetim për "zjarrin e madh" në klubin e natës, duke shtuar se prokurorët po mbledhin prova.
Portali informon edhe se familjarët janë mbledhur përpara spitaleve dhe godinës së Komunës së Koçanës dhe “i lusin autoritetet për më shumë informacione”.
"Politiko" shtoi se për shkak të tragjedisë, kryeministri Mickoski anuloi udhëtimin e tij në Malin e Zi, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim të Partisë Popullore Evropiane.
Foto: EPA