• недела, 06 октомври 2024

Mbi 1000 fëmijë ndoqën përrallën simfonike "Pjetri dhe ujku" në Tetovë

Mbi 1000 fëmijë ndoqën përrallën simfonike

Tetov;, 6 tetor 2024 (MIA) - Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë dje me sallën përplot me dy shfaqet e Përralës simfonike “Pjetri dhe ujku”, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, realizoi projektin e dytë të programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

"Mbi një mijë fëmijë në Qendrën e Kulturës shijuan veprën mjeshtërore të Sergei Prokofiev, të orkestruar dhe dirigjuar nga Angel Spirovski dhe Agona Çupi, me narracion të Rrahim Ramadanit, interpretuar nga orkesta kamertale, që u prit në mënyrë shumë pozitive dhe duartrokitje nga publiku më i ri. Fëmijët ishin të kënaqur dhe e pritën jashtëzakonisht mirë përrallë simfonike. Nëpërmjet shfaqeve të tilla edukative, ne jo vetëm që edukojmë artdashësit më të ri, por ndikojmë edhe në zhvillimin dhe shijen e tyre për artin. Kjo është një motiv shtesë për ne që në të ardhmen të realizojmë sa më shumë projekte të tilla për fëmijët”, theksoi u.d. i Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë, Ardian Ismaili.

Ai tha se atmosferën dhe energjinë gjatë shfaqjes së përrallës simfonike e ka përcjellë dirigjentja Agona Çupi e cila pas performancës ka shkruar në profilin e saj në Facebook: “1000 fëmijë dhe energji e pabesueshme”. 

Aktiviteti i rradhës në repertorin e IN “Ansambli  Muzikor” – Tetovë është koncerti i talenteve të rinj, ndërsa deri në fund të vitit do të realizohen projektet: “Koncert për festat e nëntorit” dhe “Koncert i muzikës së popullarizuar”. mb/

Foto: Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан