Më shumë shi në Krushevë, moti sot i paqëndrueshëm, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë, 26 litra për metër katror.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë, 26 litra për metër katror.
Sipas matjeve të DPHM-së në 24 orët e kaluara, deri në orën 8 janë matur 13 litra për metër katror në Kriva Pallankë, 10 në Shtip, 8 në Shkup - Petrovec, 7 në Demir Kapi, 6 litra në Berovë, 5 në Strumicë, 4 në Kavadar, Gjevgjeli dhe Kodrën e Diellit, 3 litra në Kavadarci, 3 litra për metër katror në Tetovë, Ohër, Kumanovë dhe Llazaropole, 2 në Shkup - Zajçev Rid, Vinicë dhe Mavrovë dhe 1 në Prilep dhe Veles.
Ç[r sot DPHM parashikon moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje shiu, bubulliuma, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.
Temperatura ditore do të jetë në interval prej 18 deri 25 gradë.
Në Shkup do të jetë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë Celsius.
Foto: Arkivi i MIA-s