Ljutkovi: Një zonë e mbrojtur nën UNESKO-n po pengon zgjidhjen e autostradës për në Qafë Thanë, në maj pritet vizitë të një delegacioni
- Një zonë e mbrojtur nga UNESKO është një nga pengesat kryesore për zbatimin e zgjidhjes së autostradës në një pjesë të Korridorit 8 drejt Shqipërisë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, gjatë një vizite me rastin e fillimit të rikonstruimit të rrugës së "Samarxhinjve" dhe pesë pjesëve të tjera më të vogla në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ljutkov paralajmëroi se në maj pritet vizitë e një delegacion të UNESKO-s për të inspektuar situatën në terren.
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Një zonë e mbrojtur nga UNESKO është një nga pengesat kryesore për zbatimin e zgjidhjes së autostradës në një pjesë të Korridorit 8 drejt Shqipërisë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, gjatë një vizite me rastin e fillimit të rikonstruimit të rrugës së "Samarxhinjve" dhe pesë pjesëve të tjera më të vogla në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ljutkov paralajmëroi se në maj pritet vizitë e një delegacion të UNESKO-s për të inspektuar situatën në terren.
"Atje një zonë e mbrojtur nën UNESKO-n, dhe ai korridor përfshin edhe bashkimin me Republikën e Shqipërisë. Po Bisedojmë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Është bërë sipas standardeve të NATO-s dhe lidh vendin me NATO-n. Besoj se në maj do të vijnë nga komisioni i UNESKO-s dhe nga delegacioni që të mundemi nga afër t'u tregojmë për të gjitha problemet me të cilat po përballemi në aspektin e infrastrukturës, por edhe të gjitha problemet me të cilat po përballemi në Ohër dhe Strugë" deklaroi Ljutkovi.
Lidhur me seksionin nga Trebenishta në Qafë Thanë, Ljutkov theksoi se nuk mund të realizohet zgjidhja e autostradës, për shkak të, siç tha, statusit të mbrojtur. "Është një zonë e mbrojtur, meqenëse është një zonë e mbrojtur, nuk mund të vazhdojmë me zgjidhjen e autostradës", tha Ljutkovi.
Duke folur për rikonstruimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ministri theksoi se investimet në infrastrukturë janë çelësi për kthimin e zejtarisë.
"Është shumë e rëndësishme të ruhet aktiviteti parësor i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, siç janë gjërat kryesore si zejtaria. Vitet e fundit, e di që zejtaria është në zhdukje, por me projekte të tilla infrastrukturore me të cilat do të përmirësohet i gjithë rrjeti i furnizimit me ujë instalimi i infrastrukturës, do të sillet digjitalizimi në të gjithë këtë proces. Kur të keni infrastrukturë të mirë, sigurisht që zejtarët do të kthehen. Por, me programet që kemi në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, shpresoj që në vitin 2026 të hapim edhe një konkurs për mbështetjen e zejtarisë dhe mbështetje në fushën e zejtarisë dhe shpresoj se ato do të kthehen gjithnjë e më shpesh dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit do të marrë përsëri primatin e saj", tha Ljutkovi.
Lidhur me marrëveshjen kolektive për kulturën, informoi se procedura është në fazën e shqyrtimit dhe se do të vijojnë bisedimet me sindikatat.
"Së pari, nuk është shfuqizuar marrëveshja kolektive për kulturën, por Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ta rishqyrtuar. Sot u dërguam një mesazh sindikatave dhe nesër do ta riaktivizojmë grupin e punës që ekziston tashmë dhe nesër do të kemi një takim të përbashkët. Nuk do të jepja mendime të ndara derisa të takohemi me sindikatat dhe të arrijmë në një vendim se si do të vazhdojmë. Takimi është planifikuar për nesër pasdite", tha Ljutkovi.
Në pyetjen e gazetarëve për integrimin evropian zëvendëskryeministri Bekim Sali theksoi se institucionet po punojnë intensivisht në agjendën e reformave.
"Po punojmë intensivisht në pjesën e agjendës së reformave, e cila është pjesë e zhvillimit të rajonit. Në pjesën e integrimit evropian, e dini, takimet janë intensive dhe jemi në koordinim me delegacionin evropian në Shkup dhe zyrën e Komisionit Evropian në Bruksel. Presim që raporti nga Komisioni Evropian të mbërrijë në ditët në vijim mbi Agjendën e Reformave. Për ato 16 hapa, presim një përgjigje pozitive dhe po punojmë në koordinim me të gjitha institucionet e përfshira në përmbushjen e hapave. Po punojmë për të përmbushur këto hapa në qershor, ndërsa raportin do ta marrim në shtator", deklaroi Sali.
Komuna e Çairit sot e filloi rikonstruimin rrugës së "Samarxhinjve" dhe pesë pjesëve më të vogla në Çarshinë e Vjetër, një projekt me vlerë 28.7 milionë denarë. Ndërhyrja përfshin një sipërfaqe prej 1.567 metra katrorë dhe parashikon restaurimin e kalldrëmit me gurë travertin, si dhe modernizimin e infrastrukturës nëntokësore, duke përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin, rrjetet elektrike dhe optike, rregullimin e zonave për këmbësorë, ndriçimin e ri dhe pajisje urbane.
Foto: MIA