• сабота, 11 јануари 2025

Kryeministrja daneze nuk beson se Trampi do të tentojë me forcë ta marrë Grenlandin

Kryeministrja daneze nuk beson se Trampi do të tentojë me forcë ta marrë Grenlandin

Kopenhagë, 10 janar 2024 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen tha se nuk beson që presidenti i spaozgjedhur Donald Tramp mund të tentojë me dhunë ta marrë Grenlandin.

"Nuk kemi arsye të besojmë se kjo do të ndodh", tha sot kryeministrja.

Frederiksen tha se bën përpjekje të fillojë biseda me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për deklaratat e tij për marrjen e kontrollit ndaj Grenlandit.

"Grenlandi u takon grenlandezëve", tha Frederiksen, duke shtuar se Danimarka është e hapur për diskutime për interesat amerikane në Arktik.

Paraprakisht, Frederiksen u takua me liderët e partive politike në Parlamentin danez, duke përfshirë edhe dy përfaqësues të Grenlandit, që t'i informojë për mënyrën me të cilën qeveria përballet me ngjarjet.

"Ne propozuam bisedë mes nesh. Mendoj se asgjë konkretisht nuk do të ndodh derisa nuk emërohet presidenti i sapozgjedhur", tha Frederiksen.

Tramp, inaugurimi i të cilit është caktuar më 20 janar, sërish e ngriti këtë çështje kontraverse në platformën e tij "Truth Social".

"Grenlandi është vend i mrekullueshëm dhe njerëzit kanë interes të madh nëse dhe kur do të bëhet pjesë e kombit tonë. Do ta mbrojmë nga bota e jashtme shumë e keqe. Ta bëjmë Grenlandën sërish të madhe", shënoi Trampi.

Shefi i diplomacisë daneze Lars Loke Rasmusen para dy ditësh tha se ishulli nuk ka ambicie të bëhet shtet federal në kuadër të SHBA-së.

"Nuk e di nëse jemi në krizën e jashtme politike. Plotësisht është legjitime pala amerikane të brengoset, ndërsa për këtë duhet të jetë e vetëdijshme edhe Mbretëria Daneze", tha Rasmusen. sa/

foto: EPA

Остани поврзан