• вторник, 16 декември 2025

Kryemimnistri Mickoski për vizitë pune në Bruksel

Kryemimnistri Mickoski për vizitë pune në Bruksel

Bruksel, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas paralajmërimeve është parashikuar që kryeministri Mickoskmi në delegacionin qeveritar sonte të marrë pjesë në ngjarjen e titulluar "Dolli për fqinjët e mirë: Ja sa janë të mirë ballkanasit perëndimorë....", që nën patronazhin e eurokomisares për Zgjerim, Marta Kos e organizojnë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Siç theksohet në paralajmërim, bëhet fjalë për "një ngjarje unikale çfarë Brukseli nuk ka parë deri më tani", dedikuar festimit të pasurisë kulturore, llojllojshmërisë dhe të ardhmes evropiane në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në një nga "tradita më simbolike në rajon - artin e prodhimit të verës".

"Bashkimi i Evropës mund të bazohet vetëm në vlerat tona të përbashkëta, të nxitura nga individë të frymëzuar nga një kulturë dhe histori e përbashkët. Ky takim simbolik synon të nderojë këto lidhje në një mjedis që nxit dialogun, miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, thekson njoftimi i eventit.

Në të shtohet se pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë mundësinë të zbulojnë verëra dalluese nga secili prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, të takohen me prodhuesit e tyre dhe të përjetojnë diversitetin e rajonit në një atmosferë të ngrohtë dhe informale. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан