Hapen përsëri të gjitha vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit
- Xhamia Al-Aksa, e cila ishte e mbyllur që nga fillimi i luftës me Iranin, këtë mëngjes u rihap për lutjet e hershme, njoftoi organi fetar jordanian që menaxhon kompleksin në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
Jerusalem, 9 prill 2026 (MIA) - Xhamia Al-Aksa, e cila ishte e mbyllur që nga fillimi i luftës me Iranin, këtë mëngjes u rihap për lutjet e hershme, njoftoi organi fetar jordanian që menaxhon kompleksin në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
Policia në Jerusalem dje njoftoi se nga mëngjesi do të heqë kufizimet në të gjitha vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër, pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim të përkohshëm në konfliktin me Iranin.
Policia shtoi se qindra oficerë dhe vullnetarë do të jenë aktivë në sigurimin e qytetit.
Si rezultat i luftës që SHBA-ja dhe Izraeli nisën kundër Iranit para gjashtë javësh, qasja në vendet e shenjta ishte plotësisht e ndaluar ose e kufizuar për disa dhjetëra besimtarë në vendet e shenjta muslimane. krishtere dhe hebraike. Vendet u mbyllën për shkak të rrezikut nga sulmet me raketa.
Për shkak të kufizimeve, festimet festave të muslimanëve, krishterëve dhe hebrenjëve u kufizuan.
Këto vende, duke përfshirë kompleksin e xhamisë A-Aksa, Murin e Perëndimit dhe Kishën e Varrit të Shenjtë, ndodhen në Qytetin e Vjetër të Jerusalem dhe janë ndër vendet më të shenjta në botë për myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.
Kufizimet po hiqen në kohë për besimtarët ortodoksë që e kremtojnë Pashkën të dielën, një javë pas katolikëve dhe protestantëve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s