• недела, 06 октомври 2024

Edicioni i 20-t jubilar i Maratonës së Shkupit

Edicioni i 20-t jubilar i Maratonës së Shkupit

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Në edicionin e 20-t jubilar të Viz Er Maratonës së Shkupit, që do të mbahet sot, do të marrin pjesë numër rekord prej 13.400 garuesve nga 55 vende. Siç kumtuan organizuesit e maratonës, disa rrugë të caktuara do të jetë tërësisht apo pjesërisht të mbyllura për komunikacion në periudhën e mbajtjes së maratonës, ndërsa regjimi i ndryshuar do të jetë në fuqi deri në përfundimin e maratonës, deri në orën 14:00.

Caku i të tre garave është në Sheshin "Maqedonia". Lokacioni për start të të tre garave është Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Koha e fillimit të të gjitha garave është ora 8:00, por organizuesit u bëjnë thirrje garuesve të jenë aty së paku 20 minuta më herët. Gjatë hyrjes në zonën e startit, bëhet thirrje që secili garues të hyjnë në boksin adekuat për garën e vet apo kohën e targetuar që e ka zgjehdur gjatë procesit të regjistrimit, e tërë kjo me qëllim që të mos krijohet tollovi. Garuesit në të tre farat do të nisen nëd rejtim të Kishës katolike, ndërsa garuesit e garës Banka komerciale 5km do të nisen në drejtim të Kryqit të Kuq.

Për stazën për garën 5 km, starti është para Kuvendit, nëpër të cilën garuesit do të vrapojnë nëd rejtim të lagjes Aerodrom, përkatësisht afër Kombinatit të duhanit do të kthejnë në të majtë, nëpër "Brigadën e tretë maqedonase" dhe Supermarketit "Tineks" do të kthejnë gjysmërreth dhe nëpër trasenë e njejtë prapa drejt cakut - sheshi "Maqedonia".

Organizuesit e Viz Er Maratonës së Shkupit" i lusin të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t'i respektojnë shenjat e vendosura rrugore dhe t'i shfrytëzojnë zgjidhjet alternative për qarkullim. Gjithashtu, SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhrat që i marrin nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku po zhvillohet gara.

Mbështetës kryesor i Maratonës së Shkupit është Minsitria e Sportit, ndërsa mbështetës të tjerë janë edhe Qyteti i Shkupit dhe Delegacioni i BE-së në Shkup. ab/

Foto: Maratona e Shkupit

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан