• недела, 06 октомври 2024

Është plagosur një person në Çair, ndaj tij është shtënë nga automjeti

Është plagosur një person në Çair, ndaj tij është shtënë nga automjeti

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Një person është plagosur mbrëmë në komunën e Çairit, pasi që ndaj tij ishte shtënë nga automjeti "pasat". I plagosuri është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "Naumi i Ohrit".

Nga Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë informuan se rasti është paraqitur në orën 20:20.

"Më 05.10.2024 në orën 20:20 ka pasur paraqitje se në rrugën 'Cvetan Dimov' në Shkup është një person i plagosur nga armë zjarri. Sipas paraqitjes, ndaj të plagosurit është shtënë nga automjeti 'pasat'", thuhet në informatën e MPB-së.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан