• e hënë, 28 tetor 2024

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Japoni

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Japoni

Tokio, 27 tetor 2024 (MIA) – Votuesit japonezë sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare vendosin për fatin e qeverisë së kryeministrit Shiregu Ishiba, ndërsa analistët vlerësojnë se votuesit do ta dënojnë koalicionin qeveritar për shkak të skandalit me financat publike dhe inflacionin që mund t’i japë fund dominimit me dekada të Partisë Liberale – Demokratike (PLD) të Ishiba.

Sipas anketave, PLD dhe partneri i saj shumëvjeçar Komeito, në kohën kur Japonia lufton me shpenzimet e rritura për jetesë dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të ashpra me Kinën fqinje, do të pësojnë humbje të vështirë në zgjedhjet e sotme dhe koalicioni mund ta humbë shumicën parlamentare. 

Humbja e shumicës në Dhomën e Poshtme do ta detyrojë Ishibën, i cili është në pushtet vetëm një muaj, të negociojë për ndarje të pushtetit me partitë më të vogla, që do të sillte pasiguri për disa agjenda politike, edhe pse asnjë anketë nuk parasheh se PLD do të përjashtohet nga pushteti.

Nëse, pas zgjedhjeve, Ishiba detyrohet të zgjedhë partnerë të cilët angazhohen për ruajtjen e normave të interesit në afërsi të zeros, trazirat politike do të mund të lëkundin tregun dhe të përfaqësojnë sfidë për Bankën e Japonisë, e cila dëshiron gradualisht t’i rrisë normat e interesit, transmetojnë agjencitë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR