• e diel, 22 dhjetor 2024

Forcat paramilitare kanë vrarë 124 civilë në Sudan

Forcat paramilitare kanë vrarë 124 civilë në Sudan

Kartum, 27 tetor 2024 (MIA) - Mjekët në Sudan kanë denoncuar masakër të qartë të civilëve nga ana e grupit paramilitar Forcat për përkrahje të shpejtë (RSF), një nga dy grupet që luftojnë për kontroll të këtij vendi afrikan.

Të paktën 124 civilë janë vrarë gjatë sulmit të RSF-së ndaj një fshati, kumtoi sot Rrjeti mjekësor sudanez. Dhjetëra banorë tjerë janë lënduar në Al Suhra në shtetin Al Xhazira, kumtoi shoqata mjekësore.

Qindra njerëz janë shpërngulur për shkaktë dhunës, informon DPA.

Luftimet në Sudan u intensifikuan paradokohe, posaçërisht në pjesën jugore të kryeqytetit Kartum dhe në rajonin jugperindomor, Darfur. bsh/

Foto: EPA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR