Shefi i KB-së i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës, deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Dizharik.
- Post By Besnik Shuki
- 17:23, 27 tetor, 2024

Nju-Jork, 27 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës, deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Dizharik.
Me këtë rast, ai mendon në "civilët e robëruar nën rënojat, të sëmurët dhe të plagosurit, të cilët janë pa mbrojtje shëndetësore, e cila ua shpëton jetët dhe familjet pa ushqim dhe strehim".
"Autoritetet izraelite ende nuk lejojnë dërgesë të materialeve themelore humanitare, me disa përjashtime", tha zëdhënësi i Gutereshit.
Izraeli përgënjeshtron se e pengon dërgesën e ndihmës humanitare në Gazë. bsh/