• e diel, 22 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia ka hedhur 1.100 bomba në Ukrainë gjatë javës së kaluar

Zelenski: Rusia ka hedhur 1.100 bomba në Ukrainë gjatë javës së kaluar

Kiev, 27 tetor 2024 (MIA) - Pas edhe një jave të sulmeve intensive ajrore ruse kundër vendit të tij, presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot e ka përsëritur thirrjen e tij deri te aleatët perëdimorë që të ndihmojnë në mbrojtjen ajrore.

Vetëm gjatë javës së kaluar, janë regjistruar më shumë se 1.100 sulme me bomba dhe më shumë se 560 sulme me dronë, publikoi Zelenski në "X".

Rusët, tha ai, kanë gjuajtur rreth 20 raketa ndaj vendit.

Ukrainës i duhet ndihmë në mbrojtjen e popullit të saj, tha Zelenski, i cili publikoi edhe video nga shkatërrimet e fundit.

"Bashkëpunimi me partnerët perëndimorë vazhdon me qëllim që të ndalet terrori i armikut rus", tha ai.

Mbrojtja ajrore ukrainase kumtoi se 80 dronë rusë kanë sulmuar vetëm gjatë natës së kaluar, prej të cilave më shumës se gjysma janë shkatërruar. bsh/

Foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR