• e diel, 22 dhjetor 2024

Parlamenti iranian debaton pas dyerve të mbyllura pas sulmeve izraelite

Parlamenti iranian debaton pas dyerve të mbyllura pas sulmeve izraelite

Teheran, 27 tetor 2024 (MIA) – Një ditë pasi Izraeli sulmoi caqe në Iran, Parlamenti në Teheran sot po mban mbledhje pas dyerve të mbyllura që ta shqyrtojë përgjigjen eventuale pas sulmit, informon DPA.

Diskutimet i udhëheq kryetari i parlamentit, Mohamad Bager Kalibaf, ish gjeneral në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, njoftuan mediat lokale. 

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Kalibaf ka thënë se përgjigjja ushtarake e Iranit për sulmet izraelite është e sigurt, edhe pse ai e përshkroi si “pasive”.

Kalibaf u thirr në të drejtën e vetëmbrojtjes në përputhje me Kartën e KB-së. Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të ndaluar armiqësitë në Liban dhe Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR