• e hënë, 28 tetor 2024

Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 41 dronë, mbi 30 janë humbur

Mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 41 dronë, mbi 30 janë humbur

Kiev, 27 tetor 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ukrainase prej mbrëmë kanë rrëzuar 41 nga gjithsej 80 dronë rusë, njoftoi sot armata ukrainase.

Siç u njoftua, 32 dronë janë humbur, ndërsa një ka fluturuar në drejtim të Bjellorusisë, njoftoi Ukrinform.

"Natën mes së shtunës dhe të dielës, armiku ka sulmuar me 80 dronë të tipit Shahid, si dhe dronë të tipit të panjohur në drejtim të rajoneve Orel, Kursk dhe Primorsko-Ahtarsk", thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR