• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Sulmi preciz dhe i fuqishëm ndaj Iranit i ka arritur objektivat e veta

Netanjahu: Sulmi preciz dhe i fuqishëm ndaj Iranit i ka arritur objektivat e veta

Tel Aviv, 27 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kumtoi se sulmi i djeshëm ajror ndaj objekteve ushtarake në Iran i ka përmbushur objektivat e veta.

"Sulmi ka qenë preciz dhe i fuqishëm dhe i ka arritur të gjitha objektivat e veta", tha Netanjahu sot në ceremoninë me rastin e përvjetorit të parë sipas kalendarit hebraik nga sulmi i lëvizjes Hamas në Izraelin jugor më 7 tetor viitn e kaluar.

"Irani e ka sulmuar Izraelin me qindra raketa balistike dhe sulmi nuk i ka arritur qëllimet e veta", tha ai, duke menduar në sulmin raketor iranian më 1 tetor, kur "shumica e projektileve të gjuajtura janë shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore izraelite".

"Pastaj premtuam përgjigje të fuqishme dhe dje në mëngjes e kemi përmbushur premtimin. Forcat ajrore e kanë sulmuar Iranin dhe i kanë qëllluar kapacitetet mbrojtëse dhe kapacitetet për prodhimin e raketave", shtoi Netanjahu. bsh/

Foto: MIa arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR