Ushtarët izraelitë kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor
- Armata izraelite kumtoi se forcat e saj kanë vrarë një komandant të lartë të lëvizjes palestineze Hamas në Bregun Perëndimor, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 12:47, 27 tetor, 2024

Jerusalem, 27 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se forcat e saj kanë vrarë një komandant të lartë të lëvizjes palestineze Hamas në Bregun Perëndimor, njoftoi DPA.
Në kumtesën e përbashkët me shërbimin kundërzbulues Shin Bet dhe policinë izraelite, armata njofton se e ka sulmuar Xhamil Odeh në qytetin Tulkarem në pjesën veriperëndimore të Bregut Perëndimor.
Edhe Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah e konfirmoi vrasjen e burrit 29-vjeçar.
Sipas Hamasit dhe autoriteteve izraelite, Odeh ka qenë komandant i brigadave Izedin al-Kasam, krahu ushtarak i organizatës islamike, në Tulkarem. bsh/
Foto: MIA arkiv