• e diel, 27 tetor 2024

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Bullgari

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Bullgari

Sofje, 27 tetor 2024 (MIA) – Qytetarët e Bullgarisë sot zgjedhin 240 deputetë në Kuvendin e 51-të Popullor. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare pas atyre të rregullta më 4 prill 2021. Zgjedhjet e fundit të parakohshme u mbajtën më 9 qershor të këtij viti. 

Dita zgjedhore filloi në orën 7, ndërsa përfundon në orën 20, dhe mund të vazhdojë deri në orën 21 nëse para vendvotimit ka votues të cilët nuk kanë votuar. Votimi jashtë vendit fillon në orën 7 dhe përfundon në orën 20, gjegjësisht 21 sipas kohës lokale. 

Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor marrin pjesë 19 parti, nëntë koalicione dhe një kandidat i pavarur. 

Presidenti bullgar Rumen Radev ia dha mandatin Partisë Bullgare të Qendrës së Djathtë GERB që të formojë qeveri pas zgjedhjeve të fundit në qershor, në të cilat partia fitoi më së shumti vota dhe siguroi 68 vende në parlamentin 240-anëtarësh. 

GERB, megjithatë, nuk arriti të formojë koalicion shumicë. 

Mandati pastaj u ishte ofruar partive të tjera, por ato nuk arritën të bëjnë koalicion shumicë, për çka ishin organizuar zgjedhje të reja. 

Sipas të dhënave të “Alfa Risërç”, pritet që jehona të jetë ndërmjet 30 dhe 32 për qind. fc/

Fotografia: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR