ZelenskI: Ukraina po përgatitet të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi i tij po përgatitet të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, transmetuan mediat ukrainase.
Kiev, 2 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi i tij po përgatitet të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, transmetuan mediat ukrainase.
"Jemi duke u përgatitur për të rinovuar marrëdhëniet diplomatike me Sirinë dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, tha Zelenski pasi dëgjoi raportin e ministrit të Punëve të Jashtme, Andrij Sibiga dhe ministrit të Bujqësisë, Vitali Koval, pas vizitës së tyre në Siri në fillim të kësaj jave.
“Ukraina do të mbështesë të gjitha përpjekjet për të stabilizuar Sirinë. Ne do të krijojmë një program "Drithë nga Ukraina" për bashkëpunim me administratën siriane dhe të gjithë partnerët e interesuar. Ne do të angazhohemi me evropianët dhe Amerikën për të ofruar mbështetje maksimale”, tha Zelenski. Ai shtoi se "më shumë stabilitet në Lindjen e Afërt do të thotë më shumë paqe dhe tregti për të gjithë partnerët".
Më 27 dhjetor, Zelenski paralajmëroi dërgimin e 500 tonëve miell gruri ukrainas në Siri si pjesë e nismës humanitare "Drithl nga Ukraina" në partneritet me Programin botëror për ushqim të OKB-së. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s