• e diel, 05 janar 2025

Konsumatorët në Bullgari përballen me rritje të çmimeve të bukës

Konsumatorët në Bullgari përballen me rritje të çmimeve të bukës

Sofje, 3 janar 2025 (MIA) - Në Bullgari ka rritje të ndjeshme të çmimit të bukës, pas kthimit të normës së TVSH-së prej 20 për qind nga 1 janari.

"Një nga llojet më të zakonshme të bukës, e cila deri vonë shpërndahej me një çmim prej 1,35 leva, tani kushton 1,62 leva - saktësisht një rritje prej 20 për qind, tha Marija Kabamitova, pronare e një dyqani të vogël në Plovdiv, transmeton Mediapul. (1 lev = 31,47 denarë)

Në Stara Zagora, furra më e madhe e bukës dorëzon bukë prej 600 gramësh me një çmim nga 1,56 deri në 1,60 leva dhe çmimi përfundimtar për konsumatorët varet nga marzhet e dyqaneve.

Rritja e çmimeve lidhet edhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ujit dhe pagës minimale. Furrat e bukës po paralajmërojnë rritje të mëtejshme në muajt në vijim. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR