Berbok: Evropa nuk do të financojë struktura islamike në Siri
- Evropa nuk do të financojë krijimin e strukturave të reja islamike në Siri, deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok pas takimit me liderin Ahmed Al-Shara në Damask.
Damask, 3 janar 2025 (MIA) - Evropa nuk do të financojë krijimin e strukturave të reja islamike në Siri, deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok pas takimit me liderin Ahmed Al-Shara në Damask.
"Evropa do të mbështesë Sirinë, por nuk do të jetë sponsor i strukturave të reja islamike", theksoi Berbok.
Ajo shtoi se mbështetja evropiane do të vazhdojë vetëm nëse të gjitha grupet etnike dhe fetare siriane, përfshirë kurdët dhe gratë, përfshihen në dialogun politik.
Ministri deklaroi se heqja e sanksioneve ndaj Sirisë do të varet nga procesi i mëtejshëm politik. ls/
Foto: DPA