• e diel, 05 janar 2025

Radhë të gjata në aeroportet gjermane për shkak të rënies së sistemeve për kontroll kufitar

Radhë të gjata në aeroportet gjermane për shkak të rënies së sistemeve për kontroll kufitar

Berlin, 3 janar 2025 (MIA) - Radhë të gjata janë vërejtur në disa aeroporte në Gjermani për shkak të ndërprerjes së sistemit informativ kombëtar të policisë federale, i cili përdoret për kontroll kufitar dhe kontroll të pasagjerëve.

"Për momentin kemi një ndërprerje në të gjithë sistemin në nivel kombëtar, tha një zëdhënës i policisë federale. Ai theksoi se zyrtarët janë të detyruar të përpunojnë manualisht dokumentet e udhëtarëve që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen.

Problemi shkaktoi vonesa të konsiderueshme, veçanërisht në aeroportin e Frankfurtit, më i frekuentuari në vend.

"Kolegët detyrohen të kryejnë manualisht shumë aktivitete që më parë kryheshin nga sistemi. Megjithatë, aktualisht po ia dalim mbanë, saktësoi zëdhënësi.

Arsyeja e ndërprerjes nuk dihet. Aeroporti i Berlinit ka konfirmuar se pasagjerët nga vendet jashtë zonës Shengen po presin më gjatë në kontrollin kufitar.

“Që nga ora 14 me orën lokale, ne kemi pasur një ndërprerje në sistemet tona të kontrollit kufitar për fluturimet për në dhe nga zonat jo-Shengen”, tha një zëdhënës i aeroportit të Dizeldorfit, duke shtuar se pasagjerëve u ofrohet ujë.

Mediat lokale raportojnë se disa pasagjerë kanë pritur ngady orë, ndërsa të tjerët janë mbajtur në aeroplanë. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR