• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Ukraina deri tani ka marrë gjithsej 100 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA-ja

Zelenski: Ukraina deri tani ka marrë gjithsej 100 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA-ja

Kiev, 14 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenksi sot deklaroi se Ukraina ka marrë gjithsej 100 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA-ja. 

"Shumë para nga fondet financuese të SHBA-së kanë mbetur në Evropë. Ata kanë financuar disa zyra të programeve përkatëse amerikane. Rreth 65 deri 67 miliardë kanë hyrë në Ukrainë. Edhe atë në formën e armës dhe parasë", tha Zelenski në intervistën për Si-Bi-Es Njuz. 

Ai sqaroi se nga SHBA-ja janë marrë rreth 35 miliardë dollarë për mbështetje të buxhetit ukrainas. 

"Gjithmonë kemi besuar se kjo është lufta jonë e përbashkët, se Ukraina i mbron vlerat tona të përbashkëta, ndërsa ne e mbrojmë gjithë Evropën. Prandaj Evropa e ka financuar. Në këtë moment, Evropa ka dhënë pothuajse të njëjtën shumë parash si SHBA-ja. Por, mund vetëm t'i falenderohem popullit amerikan për mbështetjen serioze", tha presidenti ukrainas. 

Presidenti amerikan Donald Tramp, përsëri, më herët, deklaroi se SHBA-ja ka shpenzuar 350 miliardë dollarë për Ukrainën. qa/

Foto: Skrinshot nga Si-Bi-Es

QËNDRONI TË LIDHUR