• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha: Nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, luftimet menjëherë duhet të ndalen

Sibiha: Nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, luftimet menjëherë duhet të ndalen

Kiev, 28 prill 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot në reagim e parë ukrainas, në një postim të presidentit rus Vladimir Putin për ndërprerjen treditore të luftimeve nga data 8 deri më 10 maj, në platformën X tha se "nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, luftimet duhet të ndalen menjëherë".

"Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani dhe të zgjasë pa armëpushim të paktën 30 ditë, kjo do të tregonte se armëpushimi është i vërtetë dhe jo vetëm për hir të paradës", shkroi Sibiha.

Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të mbështesë armëpushim të përhershëm, stabil dhe të plotë. "Kjo është ajo që ne vazhdimisht e propozojmë".

Më herët gjatë ditës së sotme, Kremlini njoftoi planet për të ndaluar luftimet në Ukrainë nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri më 11 maj, duke shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kremlini njoftoi se priste që Ukraina ta pranonte armëpushimin, por paralajmëroi se, në rast të shkeljes së tij, forcat ruse "do të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme dhe efektive". Në të njëjtën kohë, Rusia shprehu edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqeje pa parakushte dhe ndërmjetës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR